Transmetuar më 05-03-2026, 23:03

KOSOVË – Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani për procedimin e amendamenteve kushtetuese në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit.

Hoti tha se Osmani, pasi pa se nuk mund të vazhdonte në post, vendosi të “sfidojë institucionet” duke proceduar ndryshime që bien, sipas tij, në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.

“Është një përpjekje dëshpëruese dhe komike për të ndryshuar rregullat e lojës brenda pak orësh, vetëm për interesa personale. Kjo nuk është reformë kushtetuese, kjo është marrëzi politike,” shkroi Hoti.

Ai shtoi se problemi nuk qëndron te mënyra e zgjedhjes së presidentit, por te mentaliteti politik që, sipas tij, trajton pushtetin si pronë personale.

Hoti gjithashtu theksoi se sikur Osmani të ishte kandiduar me mbështetje të “shefit të saj”, askush nuk do ta kishte problem që zgjedhja e presidentit nuk bëhet drejtpërdrejt nga populli.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit