Transmetuar më 05-03-2026, 22:52

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzuan marrëdhënien e tyre me një martesë simbolike. Ceremonia u celebrua nga banori Mateo Borri, ndërsa çifti i tha “PO” njëri-tjetrit dhe shkëmbeu puthje në buzë, duke krijuar një moment të veçantë dhe emocional.

Edhe pse Rogert Sterkaj tentoi të ndërhynte dhe të prishej dasma, Gimbo dhe Selin e injoruan ndërprerjen dhe shijuan momentin me njëri-tjetrin.

Selin i bëri Gimbos një dedikim të ndjerë, duke i premtuar jetë të lumtur së bashku, ndërsa Gimbo u përlot nga fjalët e saj. Ahengu vazhdoi me vallëzim dhe performancë të Artjola Toska, duke e kthyer ceremoninë në një nga momentet më të bukura të sezonit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit