

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ceremonia e Gimbos dhe Selin ka sjellë momente të veçanta emocionuese, ku çifti i tha “PO” njëri-tjetrit dhe shkëmbyen dedikime të ndjera.
Atmosferën e festës e ka ndezur Artjola Toska, e cila ka performuar live dhe ka bashkuar banorët në vallëzim, duke e shijuar organizimin deri në detaje.
Pavarësisht tentativave për të ndërhyrë nga Rogerti, çifti dhe banorët e tjerë e injoruan ndërprerjen, duke ruajtur fokusin tek festa dhe momenti i veçantë. Më parë, për Selin janë kujdesur edhe defatoret nga Kosova, duke e konsideruar tashmë si “nuse e Kosovës”.
Dasma ka shënuar një nga momentet më të bukura dhe të kujdesura të sezonit, duke krijuar emocione dhe atmosferë festive për të gjithë banorët dhe publikun.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






