Transmetuar më 05-03-2026, 22:33

SHKODËR – Një 45-vjeçar, Genc Hoxha, u plagos në këmbë gjatë një konflikti për motive të dobëta në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë së Shkodrës, autori u identifikua dhe u arrestua brenda pak minutash.

Autor i dyshuar është Ivzi Guxia, 39 vjeç, pronar i një subjekti servis. Specialistët e Hetimit të Krimeve, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan menjëherë operacionin për kapjen e tij.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, pistoletën, që rezultoi me leje.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të rastit. Materialet procedurale do t’i dorëzohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit