

SHKODËR – Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, pranë një ambienti servis, dyshohet se Ivzi Guxia ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur Genc Hoxha, 45 vjeç. Ai ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






