Transmetuar më 05-03-2026, 21:07

VLORË – Policia e Shtetit e Shqipërisë po zhvillon një aksion në qytetin e Vlorë, ku forcat blu kontrollojnë automjetet luksoze dhe me xhama të zinj, si dhe personat e dyshimtë ose ata me precedentë penalë.

Në aksion janë angazhuar gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia rrugore. Qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i veprimtarive të paligjshme dhe rritja e sigurisë për qytetarët dhe banorët e Vlorës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit