

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, i ka kërkuar ndjesë deputetes së Partia Demokratike e Shqipërisë, Albana Vokshi, pas tensioneve dhe përplasjes verbale që ndodhi gjatë seancës plenare në Kuvendi i Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, Balla deklaroi se nëse ndokush është ndier i fyer nga komentet e tij, ai kërkon ndjesë, duke theksuar se deklarata e bërë kishte të bënte me një numër informues që përdoret në Bashkimin Evropian për të marrë informacion mbi institucionet dhe vendimmarrjen e BE-së.
Sipas Ballës, përmendja e numrit “0900” lidhej me një linjë telefonike informuese për qytetarët që kërkojnë të dhëna rreth politikave dhe reformave të Bashkimit Evropian, ndërsa reagimet në sallë, sipas tij, erdhën si pasojë e një keqinterpretimi të deklaratës.
Ai shtoi gjithashtu se diskutimi i tij ishte në kuadër të reformave dhe procesit të integrimit evropian, ndërsa kërkoi edhe ndërprerjen e seancës deri në rikthimin e normalitetit në sallë, pas tensioneve që përfshinë deputetët e mazhorancës dhe opozitës.
‘Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë.
Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkojnë ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer,’ tha Balla
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






