Transmetuar më 05-03-2026, 19:48

TIRANË- Një përplasje e rëndë ka ndodhur gjatë seancës plenare. Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka fyer deputeten demokrate Albana Vokshi.

Pas kësaj, Balla përgjigjen e ka marrë nga Gazment Bardhi, i cili e ka quajtur burrë legen. Deputetët demokratë i janë afruar foltores ku qëndronte Balla dhe janë përplasur me të.

Balla: Rama po thotë dhe ka thënë disa herë , që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë por nuk kishim kohë, realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim “si mendoni ju për ketë”. 0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim.

Bardhi: Nuk të vjen turp, çfarë je ti more. Këtë shkoja thuaja gruas tende. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen. Je mësuar me ato që ke në partinë tendë ti. I pafytyrë. Nxirre jashtë. Si e lejon që të fyejë një grua ai në atë formë. Burrë legen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit