Transmetuar më 05-03-2026, 19:01

DURRËS – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Manëz–Durrës.

Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shtetit, rreth orës 17:55 automjeti me drejtues shtetasin B. R., 24 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet që ndodhej i parkuar jashtë rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal i Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit