Transmetuar më 05-03-2026, 18:40

KAPSHTICË – Autoritetet doganore kanë bllokuar rreth 1.5 tonë çokollata në pikën kufitare të Dogana e Kapshticës, pasi produktet nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës.

Sipas burimeve zyrtare, sasia e çokollatave u ndalua gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat doganore, të cilat konstatuan se malli nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm që vërteton origjinën dhe përputhshmërinë me rregullat e importit.

Për pasojë, produkti është bllokuar në ambientet e Doganës Shqiptare, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për verifikime të mëtejshme lidhur me rastin.

Pritet që, pas përfundimit të kontrolleve dhe procedurave administrative, të merret vendimi përfundimtar mbi fatin e kësaj sasie produktesh ushqimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit