

TIRANË – Ndeshja miqësore mes përfaqësueses së Shqipëria U‑21 dhe SHBA U‑21, e planifikuar të zhvillohej më 30 mars në Antalia, Turqi, është anuluar.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila bën me dije se vendimi lidhet me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.
Sipas njoftimit zyrtar, Federata Amerikane e Futbollit ka informuar palën shqiptare se, për arsye sigurie dhe për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë. Si pasojë, zhvillimi i kësaj ndeshjeje miqësore është bërë i pamundur.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se po shqyrton mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për përfaqësuesen U-21, me synim zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars.
Më herët, më 27 mars, Shqipëria U‑21 do të zhvillojë në Antalia një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë përballë Japonia U‑21. ⚽
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






