

Prishtinë- Presidentja e Vjosa Osmani ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës të ndërmarrë ndryshime kushtetuese, në mënyrë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Përmes një reagimi publik, Osmani njoftoi se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese që parashikojnë zgjedhjen e presidentit me votë popullore. Sipas saj, këto amendamente janë hartuar fillimisht nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës që në vitin 2011.
“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es. Tash e tutje, le të flasë populli”, shkroi Osmani.
Presidentja u bëri thirrje të gjitha partive politike që të mbështesin këtë nismë dhe të votojnë ndryshimet e propozuara.
Sipas Kushtetutës aktuale të Kosovo, presidenti i vendit zgjidhet nga Kuvendi përmes votimit të fshehtë të deputetëve.
Deklarata e Osmanit vjen në një kohë tensionesh politike dhe përplasjesh me kryeministrin Albin Kurti, si dhe pas dështimit të partive për të arritur një marrëveshje për një president konsensual dhe mungesës së mbështetjes për një mandat të dytë të saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






