Transmetuar më 05-03-2026, 16:25

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së një pike këmbimi valutor, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën e “5 Majit” në kryeqytet.

Sipas policisë, në pranga është vënë Luan Maci, 42 vjeç, i dyshuar si autor i grabitjes së armatosur.

Ngjarja ndodhi brenda një qendre tregtare, ku Maci dyshohet se, nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë prej 1 milion e 200 mijë lekësh të vjetra nga pika e këmbimit valutor.

Pas grabitjes, autori u largua nga vendngjarja me motor, duke kaluar nëpër rrugët e lagjes, ndërsa policia arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë vetëm disa orë më vonë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit