

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, i akuzuar për pengim të vendimit të Gjykatës.
Sipas raportimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, SPAK ka kërkuar që Spahia të dënohet me 7 milion lekë të vjetra për këtë akuzë.
Procedurat gjyqësore pritet të vazhdojnë në përputhje me rregullat ligjore, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata kompetente.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






