

Pas 6 muajsh në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Evis Sala zhvilloi një dalje për mediat, ku foli mbi planet e saj për shëndetësinë, me fokus tek sëmundjet onkologjike dhe një strukturim i ri spitalor, që parashikon mbylljen e disa institucioneve shëndetësore.
Ministrja nuk dha detaje për disa shërbime të kritikuara nga qytetarët, si pajisjet PET scan për kancerin e gjirit apo trombektomia për ndërhyrjet e trurit, të cilat aktualisht ofrohen vetëm në sektorin privat.
Ajo gjithashtu nuk sqaroi se kur do të hyjë në fuqi lista e re e barnave me rimbursim, ndërkohë që çmimi i disa barnave ka shënuar rritje dhe qytetarët janë të detyruar t’i blejnë ato.
Ministrja nuk dha përgjigje për fatin e koncesioneve për hemodializë dhe check-up, që skadojnë këtë vit, as për kontrollet e spitaleve jo publike, ku kohët e fundit u regjistrua edhe një humbje jete për shkak të shërbimeve të ofruara nga mjekë të palicencuar.
Megjithatë, Sala siguroi se qytetarët do të vazhdojnë të kenë akses në shërbime shëndetësore falas në sistemin publik.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






