

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar këtë të enjte, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, së bashku me drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Anxhela Paparizo, diskutuan gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në vend.
Një nga temat kryesore ishte mungesa e barnave dhe e terapive për pacientët me sëmundje të rënda.
Drejtoresha Paparizo u pyet edhe mbi çështjen e korrupsionit brenda spitaleve, ku pacientët ndonjëherë detyrohen të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas. Ajo deklaroi se nuk është në dijeni për raste të tilla dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim zyrtar pranë strukturave përkatëse për marrje parash nga ana e mjekëve:
“Në dijeninë time nuk kam njohuri për marrje lekësh. Gjithashtu nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët,” tha Paparizo.
Konferenca u fokusua gjithashtu tek përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe garantimi i qasje të barabartë për pacientët në të gjithë vendin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






