Transmetuar më 05-03-2026, 14:30

Shpallet plani ekonomik për 2026: rritje deri në 5%, miliona vende pune dhe investime të mëdha në teknologji. Fokus te 6G dhe inteligjenca artificiale, nxitje energjisë së gjelbër

Kryeministri i Kinës Li Qiang paraqiti raportin mbi punën e qeverisë në emër të Këshillit të Shtetit, në mbledhjen e hapjes të sesionit të 4-t të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Duke paraqitur objektivat kryesorë të zhvillimit në vitin 2026, ai veçoi se është vendosur një objektiv për rritjen ekonomike prej 4.5 % deri në 5 % për këtë vit dhe do të përpiqet për rezultate më të mira në praktikë.

Po ashtu një normë të papunësisë urbane të anketuar prej rreth 5.5 %, si dhe:

– mbi 12 milionë vende pune të reja në zonat urbane dhe një rritje prej afro 2 % të treguesit të çmimeve të konsumit (CPI);

– rritjen paralele të të ardhurave personale me rritjen ekonomike;

– ekuilibrin bazë në bilancin e pagesave;

– një vëllim prodhimi të drithërave prej rreth 700 milionë tonësh;

– një ulje prej afro 3.8 % në shkarkimin e dioksidit të karbonit për njësi të PBB-së.

Politika fiskale dhe monetare në vitin 2026 

Kina do të vazhdojë të zbatojë një politikë fiskale më proaktive në vitin 2026. Raporti midis deficitit e PBB-së për vitin 2026 është vendosur në rreth 4 %, vihet në dukje në raportin e punës së qeverisë.

Shpenzimet në buxhetin e përgjithshëm publik në vitin 2026 parashikohet të arrijnë për herë të parë në 30 trilionë juanë (rreth 4.17 trilionë dollarë).

Vendi do të vazhdojë të zbatojë një politikë monetare relativisht të çlirët në vitin 2026. Ajo do të përdorë në mënyrë elastike dhe efektive një sërë mjetesh politike, duke përfshirë uljen e përqindjes së normave të rezervës së detyruar dhe të normave të interesit.

Gjatë këtij viti viti do të intensifikohet puna që të nxitë përparime në novacionin origjinal dhe zbulimet në teknologjitë kryesore në fushat kyçe, si edhe të shpejtojë hapat për të arritur vetëmbështetjen më të madhe në shkencë e teknologji, sipas raportit.

Do të intensifikohet më tej kultivimi në industritë e së ardhmes, si energjia e ardhshme, teknologjia kuantike, inteligjenca artificiale e mishëruar, ndërfaqet tru-kompjuter dhe teknologjia 6G.

Zhvillimi i gjelbër me karbon të ulët 

Pjesa e energjisë jofosile kundrejt konsumit të përgjithshëm të energjisë në vend arriti në 21.7 % në vitin 2025. Vendi shpalli Kontributet e Përcaktuara në Shkallë Kombëtare për vitin 2035, në përgjigje të ndryshimeve klimatike, thuhet në raport.

Gjithashtu do të krijohet fondi kombëtar për tranzicionin me karbon të ulët dhe do të nxisë motorët e rinj të rritjes, si energjia e hidrogjenit dhe lëndët djegëse të gjelbra.

Përpjekje do të bëhen për të zgjeruar hyrjen në treg dhe për të hapur më shumë fusha, veçanërisht në sektorin e shërbimeve.

Po sipas raportit, provat e hapjes do të zgjerohen në fusha të tilla si shërbimet e telekomunikacionit me vlerë të shtuar, bioteknologjia dhe spitalet tërësisht me pronësi të huaj këtë vit.

Vendi do të vazhdojë të marrë pjesë plotësisht në reformën e OBT-së dhe të mbrojë e zhvillojë ekonominë e hapur botërore, thuhet në raport.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit