Transmetuar më 05-03-2026, 14:24

Një 46-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur më 4 mars 2026, rreth orës 20:20, në afërsi të urës së qytetit. I plagosuri, S. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, u arrestuan në flagrancë:

H. D., 75 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i cili dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin S. M.

A. H., 48 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka fshehur mjetin prerës dhe nuk e ka raportuar ngjarjen në Policinë e Librazhdit.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për:

E. H., 44 vjeçe, bashkëshortja e A. H., e cila dyshohet se ka bashkëpunuar për të fshehur thikën, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

S. M., 46 vjeç, i plagosuri, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka refuzuar të japë informacion për rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

Ngjarja vjen pas një konflikti të shkaktuar për motive të dobëta, ndërsa autoritetet policore bëjnë apel për bashkëpunim me hetimet dhe shmangie të veprimeve të dhunshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit