Transmetuar më 05-03-2026, 13:22

Qyteti i Kukësit është përballur me mot të keq, ku reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me breshër, kanë krijuar probleme të shumta në disa zona të qytetit.

Reshjet kanë përmbytur disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa stuhia ka përfshirë të gjithë qytetin.

Probleme janë shfaqur edhe në aksin rrugor Kukës–Prizren, ku mungesa e kanalizimeve anësore ka shkaktuar dalje të ujërave në rrugë. Në kilometrin e tretë të këtij segmenti është regjistruar edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar njërin kah të lëvizjes dhe duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet lokale rekomandojnë kujdes të shtuar dhe qarkullim me shpejtësi të ulët për drejtuesit e mjeteve deri në normalizimin e situatës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit