Transmetuar më 05-03-2026, 13:14

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur duke lëvizur me pistoletë dhe municion luftarak te rrethrrotullimi i Astirit.

Sipas njoftimit zyrtar, bazuar në informacionet e grumbulluara nga rruga operative për një shtetas të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan operacionin e koduar “On Time”, duke mundësuar kapjen e tij në flagrancë.

I arrestuari, i identifikuar si K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, u kap në orët e para të datës 5 mars 2026, te rrethrrotullimi i Astirit, ku mbante me vete armën e zjarrit dhe municionin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë dhe dokumentimin ligjor të plotë të rastit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit