

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë gjatë një kontrolli, pasi u kapën me armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Në çantën e njërit prej tyre, Fjorjan Hoxhaj, 25 vjeç, u gjet një pistoletë me krëhër që përmbante 5 fishekë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet sekuestruan gjithashtu:
20 fishekë luftarakë
Një sasi kanabisi
Një maskë plastike
4 aparate celularë
Automjetin që Hoxhaj drejtonte
Pas veprimeve hetimore, Hoxhaj u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërsa pasagjeri në automjet, i identifikuar si D.A., u arrestua për “Moskallëzimi të krimit”.
Operacioni u zhvillua në kuadër të masave të Policisë për parandalimin e krimeve me armë dhe trafikimit të lëndëve narkotike në qytet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






