Transmetuar më 05-03-2026, 12:54

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegine Çaushi, ka reaguar ashpër ndaj Flamur Nokës, pas përmendjes së emrit të saj në seancë.

Çaushi e akuzoi Nokën se gjatë kohës që ishte në krye të Entit të Banesave, kishte përfituar pronat në mënyrë të padrejtë, duke i dhënë banesa familjarëve të tij dhe të afërmve, duke përfshirë motrat, vëllezërit dhe kunatat e tyre, si rumune, greke dhe bullgare.

“Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp, sepse duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e Banesave dhe banesat e të pastrehëve ua ka dhënë familjarëve të tij, motrave, vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi, brenda partisë tuaj,” tha Çaushi.

Reagimi i deputetes vjen në kontekstin e përplasjeve mes palëve në Parlament, duke theksuar tensionet mbi akuzat për keqpërdorim të pronave publike dhe korrupsion.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit