Transmetuar më 05-03-2026, 12:39

Deputetja Jozefina Topalli ka reaguar pas dy votave të dhëna gabimisht kundër shkarkimit të ministres Elisa Spiropali. Ajo shprehu se incidenti ishte rezultat i një gabimi teknik, pasi gjatë kaosit në Parlament kishte shtypur pa dashje butonat e sistemit për të marrë fjalën.

“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik,” tha Topalli.

Deputetja shtoi se kryedemokrati Sali Berisha ishte në foltore në atë moment dhe nuk ka marrë pjesë në votim.

Ky reagim vjen pas reagimeve të publikut dhe mediave lidhur me dy votat që dukeshin të kundërta me linjën e opozitës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit