Transmetuar më 05-03-2026, 12:13

TIRANË – Seanca paraprake për dosjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është shtyrë për në datën 12 mars. Në këtë proces janë të përfshirë gjithashtu ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si dhe tre persona të tjerë të pandehur.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurit Pirro Xhixho.

Në seancën e zhvilluar më 26 shkurt, Meta dhe Kryemadhi kërkuan pushimin e çështjes ndaj tyre.

Kujtohet se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dërgoi për gjykim ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin. Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Në kuadër të këtij hetimi janë dërguar në gjyq edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, si dhe Ema Çoku, të cilat dyshohen se kanë ndihmuar në pastrimin e parave.

Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, të kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar disa skema të dyshuara korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik nga personat nën hetim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit