

SPANJË – Një ndeshje e kampionatit spanjoll të futsalit është shoqëruar me skena të rënda dhune, pasi lojtarët e Noia Portus Apostoli dhe Servigroup Peñíscola u përfshinë në një përleshje masive në përfundim të takimit.
Skuadra e Noia Portus Apostoli triumfoi me rezultatin 6–1 ndaj Servigroup Peñíscola në ndeshjen e shtyrë të javës së 18-të të Primera División de Futsal, duke mbajtur gjallë shpresat për të siguruar një vend në fazën “play-off” për titull.
Megjithatë, rezultati i ndeshjes u la në hije nga incidentet e rënda që shpërthyen pas vërshëllimës përfundimtare. Fusha e lojës u shndërrua në një arenë përleshjeje, ku lojtarët e të dyja skuadrave shkëmbyen grushte dhe shqelma në një nga incidentet më të dhunshme të viteve të fundit në futsalin spanjoll.
Për të rivendosur rendin u desh ndërhyrja e forcave të Guardia Civil, të cilat ndanë lojtarët dhe qetësuan situatën në arenë.
Pamjet e publikuara tregojnë skena të ashpra dhune, përfshirë goditje nga prapa dhe përfshirjen e disa personave që zbritën nga tribunat për t’iu bashkuar përleshjes.
Ndeshja ishte shtyrë më herët për shkak të kushteve të këqija atmosferike në rajonin e Levantes. Pas kësaj fitoreje, Noia mbetet vetëm dy pikë larg vendit të tetë në renditje, që aktualisht mbahet nga Jaén Paraíso Interior me 29 pikë.
Dy skuadrat pritet të përballen këtë të shtunë në arenën Olivo Arena, ndërsa ndaj lojtarëve të përfshirë në incident priten sanksione të rënda disiplinore.
📹 Ayer se disputó el partido aplazado de la 18ª Jornada de Liga entre Peñíscola y Noia con victoria gallega (1-6). El final del partido dejó en el pabellón Juan Vizcarro las imágenes más violentas en el futsal español en los últimos 20 años, desde el Boadilla-Benicarló de 2006. pic.twitter.com/57H0pXuE3k
— Gustavo Muñana (@gustavomunana) March 4, 2026
Noia y Peñíscola se marcaron anoche un Royal Rumble dejando el fútbol sala por los suelos. En la NBA a Ron Artest le cayeron 86 partidos y una multa de 5 millones de dólares por la pelea en el Palace. Las sanciones deben ser más que ejemplares. #LNFSpic.twitter.com/zoFF8SDkJD
— David Candelas (@CandelasJr) March 4, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






