Transmetuar më 05-03-2026, 11:28

TIRANË – Kuvendi miratoi mes tensioneve ndryshimet në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ku disa ministra morën poste të reja, ndërsa tre të tjerë u larguan nga kabineti qeveritar.

Gjatë votimit në parlament, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte vota kundër e dy deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Elisa Spiropali nga posti i ministres së Jashtme.

Sipas rezultatit të votimit, deputetët Jozefina Topalli dhe Sali Berisha rezultojnë të kenë votuar kundër shkarkimit të saj.

Megjithatë, mbetet e paqartë se kush ka votuar në emër të liderit të opozitës, pasi në momentin kur dekreti për shkarkimin e Spiropalit u hodh në votim, Berisha ndodhej në foltore së bashku me deputetë të tjerë të opozitës.

Situata ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është hedhur vota në emër të kryedemokratit gjatë procesit të votimit në Kuvend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit