Transmetuar më 05-03-2026, 10:50

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas largimit nga detyra, duke komentuar edhe deklaratat e bëra më herët nga kreu i opozitës, Sali Berisha, i cili kishte paralajmëruar ndryshimet në qeveri.

Në një deklaratë publike, Spiropali theksoi se ndihet e habitur që paralajmërimi për largimin e saj erdhi pikërisht nga Berisha.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas siç duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë,” u shpreh ajo.

Spiropali shtoi se çdo detyrë në institucionet e shtetit, përfshirë edhe në Kuvendi i Shqipërisë, është një nder i madh për të.

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër,” deklaroi Spiropali.

Deklarata e saj vjen në një moment kur në skenën politike po diskutohen ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar dhe zhvillimet në diplomacinë shqiptare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit