

Berisha, Spiropalit: Je viktima më e parëndësishme dhe më e merituara e Lubisë! Nuk e ke nga unë, e ke nga vetja jote. Spiropali: Ti nuk lëviz dot një gur e jo më një qeveri!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke përdorur tone të ashpra në adresë të saj.
Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se Spiropali është “viktima më e parëndësishme dhe më e merituara”, duke shtuar se situata e saj politike nuk lidhet me të, por me veprimet e saj.
Sipas tij, Spiropali kishte ambicie për të marrë një rol më të rëndësishëm politik dhe për këtë arsye kishte mbajtur një qëndrim të caktuar në raport me zhvillimet brenda mazhorancës.
“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote”, u shpreh Berisha në reagimin e tij.
Ai shtoi se Spiropali kishte besuar se do të ngjitej më lart në hierarkinë politike, por sipas tij, zhvillimet treguan të kundërtën.
Deklaratat e Berishës vijnë në kuadër të përplasjes së fundit politike mes opozitës dhe mazhorancës, ku palët kanë shkëmbyer akuza të forta në distancë.
Nga debati:
Berisha: Elisa, je viktima më e parëndësishme dhe më e merituara e Ballukut. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti vije si nuse, e veshur me të bardha. Ça kujton, se hante bar Balluku? Nuk e ke nga Berisha, e ke nga vetja jote. Jo që nuk e mbroje, por gëzoheshe se do bëheshe zv.kryeministre. Ke probleme të mëdha në shkenca. Nuk e ke nga Sali Berisha. More përpjetë.
Spiropali: Replika ishte me Këlliçin dhe jo me Berishën, që s’lë radhë për t’i lënë radhë deputetëve të tij. Shkakton emocion që të bësh replika me Berishën. Të gjithë e kanë nga vetja, askush nga të tjerët. Unë nga vetja, ti nga vetja, e të gjithë. Ta shohim se ku jemi dhe ku ishim, dhe për të ardhmen, nëse bën analizën e të tjerëve. Ti s’lëviz dot një gur, jo më njerëz nga qeveria.
Berisha teksa i përgjigje Spiropalit:
Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara.
Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.
Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia?
Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë.
Ja ku e ke klonin!
Ti ke probleme të mëdha në shkenca.
Kjo është kloni.
Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti.
Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo.
Dhe këta të dhanë atë që meritove.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






