

Një grabitje me armë është regjistruar paraditen e sotme në qendrën tregtare Concord Center, në zonën e njohur si “5 Maji”.
Sipas informacioneve paraprake, një person i armatosur ka hyrë në një pikë të këmbimit valutor brenda qendrës tregtare dhe, nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash nga punonjësit e sportelit.
Pas grabitjes, autori është larguar me vrap nga vendngjarja, ndërsa shuma e saktë e parave të marra nuk është bërë ende e ditur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjithashtu po verifikohen kamerat e sigurisë së qendrës tregtare për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






