

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori u largua pas kërcënimit me armë
Një grabitje është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10 në rrugën “5 Maji”, brenda një qendre tregtare, te pika Western Union.
Sipas informacioneve paraprake, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka marrë një shumë parash në një pikë këmbimi valutor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Policia po vijon kontrollet dhe po kreh zonën për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






