Transmetuar më 05-03-2026, 09:06

Udhëheqësi i Kim Jong-un deklaroi se Koreja e Veriut është e gatshme të furnizojë me raketa Iranin nëse autoritetet në Teheran do ta kërkojnë një gjë të tillë.

Në një deklaratë të publikuar nga Pheniani, Kim u shpreh se “një raketë e vetme do të ishte e mjaftueshme për të zhdukur Izraelin”, duke shtuar më tej tensionet në një situatë tashmë të ndjeshme në Lindjen e Mesme.

Autoritetet verikoreane kritikuan gjithashtu sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si “ilegale dhe në shkelje të sovranitetit iranian”.

Deklarata e udhëheqësit të Koresë së Veriut vjen në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit