Transmetuar më 05-03-2026, 08:20

Një torpedo e qëlluar nga një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane në brigjet e Sri Lankës, marina e së cilës tha se kishte gjetur 87 trupa dhe kishte shpëtuar 32 persona.

Anija iraniane e fundosur në Oqeanin Indian ishte “anija ikonë” e Republikës Islamike, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth. Ky ishte një nga rastet e pakta që një nëndetëse fundos një anije që nga Lufta e Dytë Botërore. Fregata ishte rreth 2 mijë milje larg brigjeve të Iranit.

Mbytja e anijes IRIS Dena ilustron një operacion ushtarak amerikano-izraelit kundër Iranit që po shtrihet përtej kufijve të tij. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se një nga objektivat kryesorë të luftës është zhdukja e marinës së Iranit.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes deklasifikoi dhe publikoi pamjet e goditjes së fregatës Iris Dena të Iranit nga një nëndetëse amerikane.

Video e publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në X tregoi momentin e sulmit me torpedo. Anija iraniane duket se është goditur nga një shpërthim nënujor që shkakton copëtimin e saj, ndërsa një re e madhe uji ngrihet në ajër.

Foto:

Anija luftarake iraniane IRIS Dena shihet në Gjirin e Bengalit gjatë Rishikimit Ndërkombëtar të Flotës të mbajtur në Visakhapatnam, Indi, më 18 shkurt 2026. (Foto AP)

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit