

Moti në vend do të pësojë ndryshime gjatë ditës së enjte, duke sjellë reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet me intensitet të ulët dhe karakter lokal pritet të nisin në orët e mëngjesit fillimisht në veri të vendit, për t’u shtrirë gradualisht edhe në zonat e tjera. Në disa momente, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata të izoluara, kryesisht në verilindje dhe në lindje të vendit.
Pas mesditës, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përqendrohen kryesisht në zonat malore, duke vazhduar deri në orët e pasdites, kur pritet edhe ndërprerja graduale e tyre.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Ndërkohë, në det pritet një valëzim i lehtë, me forcë 1 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






