Transmetuar më 04-03-2026, 22:51

Turisti i huaj grabitet në mes të Lungomares, i marrin me forcë

Një turist i huaj ka rënë pre e një grabitjeje në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i ka hequr me forcë varësen nga qafa dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas denoncimit të bërë nga turisti, në zonë kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Aktualisht, autori i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit