Transmetuar më 04-03-2026, 21:47

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka bërë një thirrje për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Irani.

Sipas njoftimit zyrtar, shqiptarët që planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë, përmes pikave kufitare tokësore Iran–Turqi, duhet të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

“Komunikimi paraprak me Ambasadën është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të tyre,” thuhet në njoftim.

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën në Ankara:

Telefon: +90 (534) 080 37 65 | +90 (549) 561 19 85

Email: [email protected]

MEPJ njofton se është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojë qytetarët shqiptarë në mënyrë të rregullt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit