

Tiranë – Kryeministri i vendit, Edi Rama, prezantoi sot librin e tij më të ri, me titull “Në Sofrën e Hënës”, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues të artit, politikës, medias dhe kulturës, si edhe dashamirës të letërsisë.
Vepra përmbledh reflektime dhe fjalime të mbajtura në iftare, duke sjellë në fokus dimensionin shpirtëror dhe simbolik të këtyre takimeve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Sipas autorit, libri synon të përcjellë mesazhe bashkëjetese, respekti dhe harmonie ndërfetare, përmes përvojave dhe mendimeve të ndara në këto momente të veçanta për besimtarët myslimanë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






