

Ndeshja mes FK Partizani Tirana dhe KF Elbasani ka prodhuar sërish momente paniku në stadiumin “Arena e Demave”.
Pas episodit të ndodhur më herët në kampionat me Saliu Sembenen, këtë herë ishte sulmuesi Vusal Isgandarli ai që shqetësoi të pranishmit. Futbollisti i Partizanit u përplas me Arsen Lleshin dhe më pas ra në tokë pa ndjenja.
Ndërhyrja e stafit mjekësor ishte e menjëhershme, duke i dhënë ndihmën e parë lojtarit në fushë. Pas disa minutash, Isgandarli u përmend dhe ishte në gjendje të vazhdonte normalisht ndeshjen.
Episodi ndodhi në minutën e 43-të të takimit. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1–1, në një sfidë të vlefshme për Kupa e Shqipërisë.
Fillimisht kaloi në avantazh Elbasani me golin e Lajthisë, ndërsa më pas ishte Kontreras që riktheu baraspeshën për Partizanin, duke dërguar topin në rrjetë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






