
NATO dënon shënjestrimin e Turqisë nga Irani, zotohet për mbrojtje të fortë në të gjitha fushat
"Qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes mbetet i fortë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore", tha një zëdhënëse e NATO, pak minuta pasi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi se një raketë balistike ishte lëshuar nga Irani dhe u rrëzua në një qytet turk dule shkaktuar dëme materiale. Pjesë të raketës ranë në distriktin Dörtyol të provincës Hatay në Turqi.
Raketa u zbulua duke shkuar drejt hapësirës ajrore turke dhe u neutralizua sa mundej nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor.
Duke nënvizuar se NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, në një kohë kur Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin, Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, deklaroi: "Ne dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani."
"Qëndrimi ynë parandalues dhe mbrojtës është i fortë në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore", tha Hart.
Më herët, një municion balistik i lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke u interceptua dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke.
Ministria tha në platformën turke të mediave sociale NSosyal se predha, e zbuluar pasi kaloi nëpër Irak dhe Siri, u eliminua nga mbrojtja ajrore.
Ambasadori iranian u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe iu përcoll reagimi dhe shqetësimet e Turqisë në lidhje me incidentin me raketa.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan sot i përcolli shqetësimin e Ankarasë homologut të tij iranian, Abbas Araghchi lidhur me një municion balistik të lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke që u neutralizua, raporton Anadolu.
Gjatë bisedës telefonike, Fidan i tha Araghchit se çdo hap që mund të çojë në përshkallëzimin e konfliktit duhet të shmanget, thanë burimet e Ministrisë së Jashtme turke.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






