

TIRANË – Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke folur në telefon menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët socialistë të Qarkut të Tiranës. Në pamjet e siguruara, ai shihet me gjeste dhe mimikë që shprehin tension.
Takimi, i zhvilluar këtë të mërkurë, ka pasur karakter organizativ.
Burime bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga deputetët rritje të koordinimit me Bashkinë e Tiranës, e cila aktualisht është pa kryetar pas arrestimit të Erion Veliaj.
Gjithashtu, ai ka theksuar nevojën që deputetët, në bashkëpunim me drejtuesit e bashkisë, të zbresin më shpesh në terren, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të adresuar problematikat e lagjeve të kryeqytetit.
Në mbledhje është diskutuar edhe për zgjedhjet e brendshme të partisë, pasi në muajt maj–qershor pritet të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve.





Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






