

Si dy vende të mëdha, Kina dhe SHBA duhet ta respektojnë njëra-tjetrën dhe të synojnë bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella, tha të mërkurën zëdhënësi i sesionit të katërt të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Kinës Lou Qinjian.
Duke folur në një konferencë shtypi të mbajtur përpara hapjes së sesionit të planifikuar për të enjten, Lou vuri në dukje se vendi i tij është i gatshëm të punojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të forcuar komunikimin në të gjitha nivelet dhe nëpërmjet kanaleve të ndryshme, në mënyrë që të krijojë hapësirë më të gjerë për bashkëpunimin dypalësh.
Nga ana tjetër, Kina ka parimet dhe vijat e veta të kuqe dhe do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj të zhvillimit, shtoi ai.
Zëdhënësi vuri gjithashtu në dukje se diplomacia e kreut të shtetit luan një rol udhëheqës strategjik të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet kino-amerikane.
Të dy udhëheqësit kanë mbajtur që nga viti i kaluar komunikim të shpeshtë, duke përcaktuar kursin e anijes gjigante të marrëdhënieve kino-amerikane dhe duke i dhënë hov më të madh asaj për të lundruar përpara në mënyrë të qëndrueshme, tha Lou.
Marrëdhëniet dypalëshe kanë mbajtur qëndrueshmërinë e përgjithshme dhe janë përmirësuar, gjë që përshëndetet gjerësisht si nga të dy vendet, ashtu dhe nga bashkësia ndërkombëtare, shtoi ai.
Faktet kanë provuar se dy vendet fitojnë nga bashkëpunimi dhe humbasin nga përballja, tha Lou, duke shtuar se "për sa kohë që të dy palët zbatojnë plotësisht dhe në mënyrë të vendosur konsensusin e rëndësishëm të arritur nga të dy krerët e shtetit, ndjekin parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë e përfitimeve të përbashkëta dhe zgjasin listën e bashkëpunimit e shkurtojnë listën e problemeve, ato do të jenë në gjendje të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Zëdhënësi vuri në dukje gjithashtu që AKP-ja është e gatshme të mbajë kontakte e shkëmbime me Kongresin e SHBA dhe të kontribuojë në zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-ShBA nga perspektiva e organeve ligjvënëse.
"Shpresojmë që Kongresi i SHBA-së t’i shohë Kinën dhe zhvillimin e saj në një mënyrë objektive e racionale dhe të bëjë më shumë për marrëdhëniet kino-amerikane dhe për miqësinë midis të dy popujve," u shpreh Lou.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






