Transmetuar më 04-03-2026, 15:49

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë deputetët socialistë të Qarkut të Tiranës në një takim me karakter organizativ.

Gjatë mbledhjes, Rama kërkoi që deputetët të rrisin koordinimin me Bashkinë e Tiranës, e cila aktualisht është pa kryetar, pas arrestimit të Erion Veliajt. Ai theksoi rëndësinë e punës në terren, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të adresuar problemet e lagjeve të kryeqytetit.

Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e brendshme të partisë, pasi në periudhën maj-qershor pritet të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit