

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e zhdukjes së verës së sekuestruar të Ergys Agasit.
Dosja i ka kaluar SPAK, e cila pritet të bashkohet me procedimet penale për abuzimet me AKSHI-n.
Bëhet fjalë për rreth 600 shishe verë të markave të shtrenjta që u sekuestrua në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, por brenda 24 orëve zhduket pa gjurmë nga vinoteka e vilës së Agasit në periferi të Tiranës teksa në kërkim është shpallur i afërmi i këtij të fundit Eno Agasi.
Në atë kohë kur ndodhi operacioni u tha se do të hetohej edhe roli i doganave apo personave dhe institucioneve të tjerë që kishin në ruajtje mallin e gjetur dhe mbetet për tu parë nëse SPAK do të zbulojë rolin e personave përgjegjës.
Vlera e verës së zhdukur nga përllogaritjet paraprake rezulton në mbi 1.3 milionë euro.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






