

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë.
Ai edhe në ditën e sotme (e mërkurë) e ka sulmuar konkurrenten Selin Bollati.
"Ti do vetëm çuna me lekë, burrë me lekë", iu drejtua banores.
Rogerti në spektaklin e së martës u kritikua për gjuhën e përdorur ndaj Selin.
Këto deklarata të tij kanë bërë bujë edhe jashtë, e kanë marrë reagime të shumta.
Rogerti u largua nga formati të martën, por u kthye sërish, pas pak kohe nga veprimi që bëri.
I njëjti ka nisur një lojë të ashpër dhe se nuk e kursen askënd nga banorët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






