Transmetuar më 04-03-2026, 15:05

SELENICË – Autoritetet kanë zbuluar rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, në Bashkinë Selenicë.

Sipas raportimeve, ditën e djeshme u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa sot u evidentuan edhe 20 predha të tjera.

Predhat u gjetën nga një firmë që po kryente punime në zonë, e cila njoftoi menjëherë autoritetet për praninë e municioneve të rrezikshme. Ekspertët mbërritën në vendngjarje dhe zhvilluan operacion për dy ditë me radhë për identifikimin dhe largimin e predhave, duke garantuar sigurinë e zonës.

Autoritetet apeluan për kujdes dhe shmangie të zonës deri në përfundim të operacionit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit