Transmetuar më 04-03-2026, 14:26

TIRANË – Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka marrë vendime të reja disiplinore pas ndeshjeve të fundit në kampionat, duke gjobitur klube dhe pezulluar lojtarë e zyrtarë për sjellje të papërshtatshme.

Sanksionet kryesore

KF Teuta – për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, gjobitet me 100.000 lekë sipas neneve 17/1 dhe 17/2/c të Kodit Disiplinor dhe Etikës (KDE).

KF Vllaznia – për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur flakadanë dhe mjete piroteknike, gjobitet gjithashtu me 100.000 lekë (nenet 17/1 dhe 17/2/c).

Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi – pezullohet për 2 ndeshje për provokim të spektatorëve (neni 14/1/f).

KF Vora – për mosmarrje të masave të sigurisë dhe shkaktim incidentesh pas ndeshjes, gjobitet me 50.000 lekë (neni 17/1).

Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj – dënohet me 6 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet e FSHF për sulm ndaj zyrtarëve (neni 14/1/l), me ndalim hyrjeje në stadiume deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Lushnja, Marjus Sula – për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve, pezullohet për 6 muaj, me ndalim hyrjeje në stadiume (nenet 14/1/h dhe 14/1/k).

Lojtari i FC Lushnja, Oltjam Haremi – pezullohet për 2 ndeshje për provokim të spektatorëve (neni 14/1/f).

FK Apolonia – gjobitet me 50.000 lekë për hedhje sendeve në fushë (neni 17/2/b).

Lojtari i FK Apolonia, Ersildjo Asllanaj – pezullohet për 4 ndeshje për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë (neni 14/1/h).

Komisioni ka marrë gjithashtu vendime për shumë ekipe dhe lojtarë të tjerë në kategori të ndryshme, duke përfshirë përjashtime nga gara, humbje ndeshjesh në tavolinë dhe pezullime të ndryshme për sjellje josportive.

Procedurat dhe ankimi

Kundër vendimeve të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës lejohet ankimi brenda 3 ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit