Transmetuar më 04-03-2026, 13:03

Në gjyqin ndaj anëtarëve të grupit kriminal të Laert Haxhiut, para gjykatës kanë dëshmuar disa shtetas të thirrur nga prokuroria për disa ngjarje kriminale të ndodhura, ku mes tyre ishte edhe vrasja e Cajup Selimit, e ndodhur më 1 Qershor 2021.

Dëshmitar ishte babai dhe vëllai i Erisiano dhe Bujar Abedni, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasje.

Dëshmitari: “Jam në dijeni të ngjarjes së Cajupit Selimit. Kam pasur nënën në spital, kishte 20 ditë në spital dhe më datën 12 ndërroi jetë. Unë dhe vëllai Bujar e vizitonim. Unë në atë kohë punoja me materiale ndërtimi në Tepelenë. Tek punonte nusja te dyqani. Cajup Selimi shiste cemento afër dyqanit tonë.

Me Cajupin kemi pasur probleme se i bënte telefon nuses time në çdo orë të ditës e të natës. Kemi pasur probleme se edhe djalin tim e kanë rrahur. E pata marrë vesh rreth 2 vite para vrasjes. Ai e pranonte se e telefononte gruan. Cajupi i dërgonte mesazhe edhe e përndiqte. Gruaja i thoshte mos i bëj më telefonit dhe mos shkruaj më.

Banesa ime ndodhet në kat të dytë, se katin e parë e kisha biznesin. Vëllai im Bujar nuk ka qenë në dijeni. Në Ksamil kemi një hotel, pata investuar unë bashkë me familjen. Më ka ndihmuar edhe motra dhe kam marrë kredi.

Në orën 12 të asaj nate mora vesh se kanë vrarë Cajupin. Kur shkova në polici e mora vesh. Djali im ishte në Tiranë, se nusja e tij kishte probleme, dhe ai ka ardhur në Tepelenë pas disa ditësh. Nuk i shkova në varrim Cajupit se isha në polici.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit