

Durrës, 4 mars 2026 – Një 30-vjeçare është denoncuar në polici nga bashkëshorti i saj, pasi dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e tyre të mitur.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, shtetasi me iniciale E.T. ka kallëzuar se më datë 17 shkurt 2026, bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale Xh.T., 30 vjeçe, është larguar nga banesa në qytetin e Durrësit, duke lënë tre fëmijët e mitur.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa autoritetet po ndjekin rastin në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me rrethanat e largimit të 30-vjeçares.
“U referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. T., se më datë 17.02.2026, bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. T., 30 vjeçe, është larguar nga banesa dhe ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur”, njofton policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






