Transmetuar më 04-03-2026, 11:17

Korçë, 4 mars 2026 – Çmimi i bukës në qytetin e Korçë ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, duke arritur deri në 150 lekë për një bukë masive.

Sipas qytetarëve, deri pak ditë më parë buka tregtohej me rreth 120 lekë, ndërsa aktualisht çmimi varion nga 140 deri në 150 lekë, në varësi të furrës dhe llojit të produktit. Konsumatorët shprehen se janë përballur me një rritje të papritur të kostos në pikat ku furnizohen çdo ditë.

Nga ana tjetër, pronarë të disa furrave në qytet konfirmojnë rritjen e çmimit, duke theksuar se ajo ka ardhur si pasojë e shtimit të shpenzimeve operative. Sipas tyre, edhe pse çmimi i miellit nuk ka pësuar ndryshime të fundit, janë rritur kostot e tjera, si energjia elektrike, transporti dhe pagat e punonjësve.

Rritja e çmimit të bukës, si një produkt bazë i shportës ushqimore, pritet të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve korçare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit