Transmetuar më 04-03-2026, 11:03

Dibër, 4 mars 2026 – Një incident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër, ku dy efektivë të forcave speciale “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Sipas burimeve paraprake, gjatë ndërhyrjes, personi në shënjestër të aksionit ka shtyrë nga një mur rrethues efektivin Gentian Meda, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Gentjan Meda

Ai është transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitali Universitar i Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, kolegu i tij, Bilal Gjapi, ka pësuar frakturë në këmbë gjatë operacionit dhe po merr trajtim mjekësor.

Bilal Gjapi

Pavarësisht plagëve të marra nga dy efektivët, forcat e policisë kanë arritur të neutralizojnë dhe arrestojnë personin e kërkuar, i cili ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve. Ai është Klodian Llomi.

Klodian Llomi

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit