

Dibër, 4 mars 2026 – Një efektiv policie mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Klodian Llomi (Mazari), në qarkun e Dibrës.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, forcat e policisë zbarkuan në banesën e 35-vjeçarit në fshatin Kërçisht, njësia administrative Maqellarë.
Gjatë ndërhyrjes për arrestimin e tij, efektivi i forcave “Shqiponja”, 40-vjeçari Gentian Meda, u rrëzua nga muri rrethues i banesës, duke pësuar lëndime në kokë.

Gentjan Meda
Polici fillimisht u transportua në spitalin e Bulqizës dhe më pas u dërgua me helikopter drejt Spitali Universitar i Traumës për trajtim më të specializuar. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bilal Gjapi
Ndërkohë, kolegu i tij, Bilal Gjapi, ka pësuar frakturë në këmbë gjatë operacionit dhe po merr trajtim mjekësor.

Klodian Llomi
Ndërkohë, 35-vjeçari u vu në pranga nga forcat e policisë. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Autoritetet po vijojnë procedurat përkatëse ligjore lidhur me rastin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






